Dëme të parikuperueshme, trendi i ri i modës është shumë i rrezikshëm
Pëlqej
Të gjithë e keni vënë re se ka nisur një trend i ri, ai i gjërave plastike dhe transparente është kudo. Në këpucë, në veshje madje edhe në bizhu.

Ama do të mbetemi tek këpucët dhe pikërisht te këto të cilat aktualisht po bëjnë namin.

Së fundmi është vërtetuar se veshja pa çorape e këtyre këpucëve shkakton myk dhe më e keqja, infeksion të rëndë të gishtave të këmbës.

Nuk ka të bëjë nëse këto këpucë janë apo jo të një marke të njohur, efekti që ato kanë është i njejtë.

Fakti që këmba nuk ajroset majftueshëm teksa qëndron në këto këpucë të bën të mendosh se kjo teori është plotësisht e vërtetë. E njejta gjë vlen edhe për veshjet e tjera plastike, të cilat bien në kontakt të drejtëpërdrejtë me lëkurën.

Përdorimi dhe mbajtja e tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në lëkurë.
Shtuar më 10/07/2018, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori