Kampionati nuk dihet kur do të fillojë, futbollistët e Partizanit stërviten me çanta e bidona uji në kurriz (VIDEO)

Prej disa javësh kampionatet nëpër botë janë pezulluar, ashtu edhe në Shqipëri, me rinisjen që nuk dihet se kur do të jetë. Në këto kushte futbollistët janë duke u stërvitur në kushtë shtëpie.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe 3 lojtarë të Partizanit. Bruno Telushi, Enea Bitri dhe Lorenc Trashi, nën udhëzimet e trajnerit vlonjat Bes Shabani, janë munduar të bëjnë stërvitje në kushte shtëpie.

Lojtarët kanë marrë nga një çantë të mbushur dhe nga një bidon me ujë dhe kanë ndjekur udhëzimet e Bes Shabanit, duke bërë disa ushtrime.

Një formë shumë e mirë kjo, në mënyrë që lojtarët të jenë gati për rifillimin e kampionatit, ndonëse do iu duhet disa ditë stërvitje në fushën e blertë.


Shtuar 26.04.2020 12:12