E rëndë në Durrës/ Dy nxënës të 9-vjeçares kapen me “bar” në klasë, njëri e piu para orës mësimore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” dy nxënës janë gjetur me lëndë narkotike e llojit kanabis në klasë. Ndërkohë një djalë ka konsumuar një sasi të vogël drogë para se të hynte në orën e mësimit.

Ngjarja është konfirmuar nga drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj për Euronews Albania. Droga iu është gjetur të miturve në orën e mësimit dhe ata ishin duke e kaluar dorë më dorë.

Drejtoria e shkollës ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pranuar të japë detaje ndërsa identiteti i dy nxënësve nuk bëhet publik për shkak të moshës së tyre të mitur. Paraprakisht mësohet se ata janë dy nxënës djalë dhe vajzë, 12 vjeç.