Dëgjon zëra nga varri, telefonon policinë por habiten nga ajo që shohin (VIDEO)
Një roje e varrezave në Peru pasi kishte dëgjuar zëra duke ardhur nga një varr, i kishte telefonuar me urgjencë policisë.

Por, ata mbetën të habitur kur hapën varrin dhe gjetën një burrë të gjallë.

Në videon amatore të publikuar më poshtë, shfaqen policët e armatosur dhe burri i paemëruar duke dalë nga varri.

Në momentin që doli nga gropa ai filloi të çantë dhe ishte plotësisht i shokuar, sigurisht i lodhur nga një natë plot ankth në varr.

Megjithatë ende nuk dihet se si ka përfunduar në varr, ndërsa policët kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për këtë rast të pazakontë.


Shtuar më 08/03/2019, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori