Debati në internet/ A është antifeministe që burrat të hapin dyert për gratë?
A është “We Found Love” aktualisht kënga më e madhe në botë dhe Hugh Grant drejton një fushatë kundër piraterisë së telefonit?

Jo? Pra nuk është viti 2011? E çuditshme, pasi aktualisht në rrjetet sociale ka nisur një debat që e bën atë të ndjehet si i tillë. E gjitha lidhet me faktin nëse burrat duhet që t’u hapin dyert grave.

Gjithçka filloi nga një llogari në “Twitter”, @unbiasedkatie. “Të dashur burra, ndaloni së mbajturi derën e hapur për gratë kur hyni në një dyqan. Kjo nënkupton që ju besoni se gratë janë të paafta për të bërë gjëra për veten e tyre dhe se ju i shikoni ato si të paafta. Kjo mund të krahasohet me shtrëngimin e rripit të sigurimit të një vogëlushi, ose vendosjen e një zinxhiri te një qen”, shkruhet në postimin në “Twitter”.

Llogaria dyshohet se është e rremë, pasi kjo është një taktikë e zakonshme që njerëzit e përdorin për t’u paraqitur si të rinj liberalë në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, njerëzit pasi lexuan këtë postim nisën që të debatonin rreth feminizmit. Në përgjithësi, hapja e dyerve nga burrat për femrat, u cilësua më shumë si “një sjellje e mirë”. Por kishte edhe nga ata që pyesnin se pse gjithçka “duhej të ishte gjinore”.

Edhe pse postimi i këtij statusi ishte me qëllime keqbërëse, duket se përdoruesit e rrjeteve sociale ishin në një mendje dhe u morën vesh për diçka.
Shtuar më 21/10/2020, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori