Dasma speciale me buldozerë
Pëlqej
Një dhëndër kinez, që punon për një kompani të makinerive të rënda, ka shfrytëzuar një kolonë buldozerësh, në vend të veturave, për ta marrë nusen e tij, duke u munduar që në këtë mënyrë të kursente para.

Dhëndri, Zhang Zongquiang, punon në një firmë ku prodhohen makina pune. Ai e shfrytëzoi këtë mundësi dhe angazhoi gjashtë buldozerë për ta marrë nusen. Në këtë mënyrë dhëndri kurseu goxha para.

Edhe pse e dashura e tij fillimisht ishte kundër kësaj ideje, në fund pranoi dhe u befasua vërtet. Buldozerët me balona dhe fjongo me lara u bënë atraksion nëpër rrugët e qytetit Pingdingshan.

Martesa e tyre mori një bukuri të veçantë dhe ishte krejt ndryshe prej dasmave të tjera, e kjo i pëlqeu shumë nuses. Kolonën e pazakontë të dasmës e përcillte edhe policia.
Shtuar më 02/11/2010, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori