Dasma luksoze e të burgosurit (FOTO LAJM)

Një i burgosur në burgun e qytetit Dummam të Arabisë Sauditë, ka organizuar një dasmë luksoze. Pas ceremonisë së dasmës i burgosuri ka kaluar edhe "muajin e mjaltit", së bashku me gruan, po në ambientet e burgut.

Nuk bëhet i ditur identiteti i burrit, i cili besohet se është dënuar për çështje sigurie, por dihet me siguri, se ai ka miq në pozita shumë të lakmueshme shtetërore.

Në mesin e të ftuarve, ka qenë edhe Princi Mohammed bin Nayef, i cili i ka lënë nuses, një bakshish prej mijëra dollarëve.

Në këtë ceremoni luksoze, muret dhe karriget kanë qenë të mbuluara me mëndafsh, ndërsa lulet e rralla i kanë dekoruar tavolinat e shtrenjta. /albeu.com/

Shtuar më 12/11/2015, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori