Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Dashuria rritet me kalimin e viteve
Albeu.com
Çiftet e moshuara janë të lumtur në dashuri, ndërsa jeta e tyre seksuale është aktive, përkundër disa vështirësive fiziologjike- thonë shkencëtarët kanadezë. Gjatë një testimi, personat më të vjetër se 65-vjeç kanë arritur mesatarisht 120 pikë në ...... vlerësimin e lumturisë në çift, ndërsa çiftet e reja mesatarisht kanë fituar 114 pikë. Shkencëtarët nga Universiteti i Quebecut thonë se në këtë vlerësim janë përfshirë edhe kënaqësia seksuale, komunikimi, kohezioni dhe funksionimi i përgjithshëm i çifteve. Rezultatet e mira te çiftet e moshuara mund të shpjegohen me atë se çiftet që kanë kaluar aq shumë vite së bashku, doemos që kanë pasur lidhje të fortë me njëri-tjetrin.
Shtuar më 16/02/2010, ora 02:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori