Dashuria për jetën, 6-vjeçari feston me mjekët fundin e kimioterapisë (VIDEO)
Jimmy Spagnolo kërceu rreth e rrotull me bluzen e tij prej Superman-i teksa mjekët dhe infermierët duartrokisnin.

Ai e përqafoi nënën e tij dhe kapi dorën e motrës së vogël. 6-vjeçari kishte një arsye shumë të madhe për të kërcyer.

Ai sapo kishte mbaruar një seancë tjetër kimioterapie njëvjeçare dhe festoi me të gjithë familjen dhe më një pjesë të mirë të stafit.

“Jimmers është fëmijë i lumtur. Ai mund të ndjejë dashurinë që kanë njerëzit për të prandaj ai është aq i lumtur në video. Të gjithë mjekët që e ndihmuan ishin aty duke festuar për të,” – tha nëna e tij, Lacie Spagnolo për CNN. Kur ishte vetëm 4 muajsh, u diagnostikua me kancer të paoperueshëm në tru dhe ka kaluar 6 vite me trajtime mjekësore.

Teksa Jimmy feston dashurinë për jetën, ne festojmë për të. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 23:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori