"Dashuri nën ujë", publikohen pamje teksa balenat shprehin ndjenjat (VIDEO)
Studiuesit kanë parë një sjellje te balenat Orka të cilën nuk e kishin vënë re më herët.

Në një video që po bëhet virale në internet Orkat shfaqen duke bërë një veprim që ngjan si puthje.

Dy balena në kopshtin zoologjik në Loro Parque në Spanjë bënë një sjellje që nuk ishte bërë më parë, e cila mendohet si një pajtim pas një ‘’zënke’’ balenash.

Sipas studiuesve veprimi ku Orka lëpin Okën tjetër, është një lloj shprehje dashurie ndaj dy krijesave detare.

Deri tani nuk ishte vënë re ndonjë mënyrë tjetër e shprehjes së afeksionit të balenave ndaj njëra tjetër, përveç asaj që notonin bashkë në mënyrë të sinkronizuar.

Studiuesit shprehen se ky studim është një hap i rëndësishëm në kërkimet e tyre për jetën ujore.

Shtuar më 25/06/2019, ora 19:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori