"Arsenali i ferrit", dalin pamjet e armëve që u përdorën në sulmin e Vegasit (FOTO LAJM)

Janë publikuar fotografitë e dy prej 23 pushkëve që u gjenden në dhomën e hotelit në Las Vegas të përdorura nga Stephen Paddock, për të sulmuar një turmë prej 22 mijë pjesëmarrësish në një festival muzikor të dielën, përcjell albeu.com.

Policia hyri në dhomën e hotelit Paddock në katin e 32-të të hotelit dhe kazinosë Mandalay Bay dhe nga pamjet e publikuara tregohen dy pushkë automatike AR-15.

Dhjetëra plumba të harxhuar nga 64-vjeçari, i cili sipas ekspertizës që iu bë hotelit thuhet se gjuante nga dy dritare të dhomës.

Arma tjetër e fotografuar ka një markë që tregon se është bërë nga Daniel Defense, një kompani në Gjeorgji që prodhon variante të pushkës AR-15, e cila bazohet në M16 të Ushtrisë Amerikane.

Paddock hapi zjarr në rrugën 91 Harvest pas 10:00 natën e së dielës, duke vrarë të paktën 59 dhe duke plagosur 527. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2017, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori