Dalin imazhet e bazës më sekrete amerikane në botë (FOTO LAJM)
Zona 51 është një ndër territoret më të mistershme në botë.

E shtrirë në territorin e shkretëtirës së Nevadas ajo u hap në vitin 1955 për të testuar avionin vëzhgues U-2, ndërsa më pas është shoqëruar nga një mister i madh pasi askush nuk lejohet të afrohet aty përveç personave shumë të besuar, shkruan Albeu.com.

Mendohet se zona përdoret si një "burg për alienët" por publiku nuk ka ditur asnjëherë veprimtarinë e vërtetë të asaj baze, ndërsa ka dëshmi për vizita të çuditshme nga jashtëtokësore aty.

Tim and Tracey Doyle , dy "gjahtarë ufo-sh" i janë afruar fshehurazi bazës duke përdorur një kamera me rezolucion shumë të lartë për të sjellë imazhe nga aty.

Ata filmuan nga më shumë se 35 kilometra largësi. /albeu.com/



Dalin imazhet e bazës më sekrete amerikane në botë (FOTO LAJM)

Shtuar më 05/09/2017, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori