Çuditë e natyrës, shikoni çfarë del kur çiftëzohet gomari me zebrën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndoshta e dini çfarë është mushka (një çiftëzim mes kalit dhe gomarit), por a keni parë ndonjëherë një përzierje mes gomarit dhe zebrës?

Nëse jo, atëherë njihuni me Zipin, ‘gozebrën’ e dytë të Britanisë që ka pak javë që është lindur në një fermë.

Nëna e saj, Ziggy, një zebër 6 vjeçe, ishte blerë për 10,000 funte nga Gjermania dhe ndanë fushat me nëntë gomarë të tjerë – kështu çiftëzimi me ta nuk është edhe fort befasi.

Zipi, ‘gozebra’ u lind në tetor dhe ishte një befasi shumë e madhe për pronaren Kristine Turner, pasi zebra e saj dhe gomari, u çiftëzuan pa e ditur ajo.

Zipi është ‘gozebra’ e dytë në Britani, pas Zambit e cila jeton në një fermë gomarësh në Shropshire. Zebra dhe gomari u çiftëzuan dhe sollën në jetë një rezultat befasues.


Shtuar më 12/11/2018, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori