Çudisin italianët: Një grua lindi pasi ishte varrosur, kemi prova të forta (FOTO LAJM)

Studiuesit kanë arritur në përfundime të pabesueshme nga analizat që i kanë bërë skeletit të një gruaje që ishte varrosur në zonën e Imolas në Itali gjatë periudhës së Mesjetës.

Skeleti është gjetur në vitin 2010 dhe mendohet se i përket një gruaje rreth rreth të tridhjetave, të cilës i ishte bërë një vrimë në kokë një javë para se të ndërronte jetë. Kjo vrimë sipas shkencëtarëve me shumë gjasë është bërë për shkak të një operacioni në tru, të cilës gruaja nuk i ka mbijetuar dot, transmeton Albeu.com.

Por, detaji më tronditës ka të bëjë me faktin se ata besojnë se gruaja ka lindur teksa ishte e varrosur, pra pa jetë.

Sipas mediave italiane, besohet se gruaja ka lindur fëmijën që kishte në bark disa ditë pasi kishte vdekur dhe kjo konfirmohet sipas studiuesve me gjetjen mes këmbëve të saj të një skeleti fëmijë 38 javësh.

Megjithatë, ata nuk dinë të shpjegojnë se si ka ndodhur lindja dhe nuk japin detaje të tjera, gjë e cila bën që të ketë nevojë për studime të tjera për çështjen në fjalë, e cila nëse vërtetohet plotësisht do të ishte një risi tronditëse. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2018, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori