Reshje bore në zonat malore, ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Gjatë orëve të natës, reshje dëbore ka pasur në zonat malore të vendit, kryesisht në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se është punuar për pastrimin e borës dhe qarkullimi është i hapur, megjithatë ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Postimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë nga km 9-14 ka pasur reshje dëbore

Është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe me shpërndarjen e kripës

Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./albeu.com


Shtuar 15.03.2023 10:24