Aksidentohet motori i policisë në Tiranë, lëndohen dy efektivë

Një motor policie është përfshirë në aksident ditën e djeshme në kryeqytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se motori i Policisë së Forcës së Posaçme “Shigjeta” është përplasur me një mjet tip “Ford”.

Si pasojë janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë që ndodheshin në motor t, (drejtuesi shtetasi A. Ll., dhe pasagjeri shtetasi E. P.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndësra shoferi i makinës është arrestuar.

Njoftimi policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– P. U., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Prokop Mima”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin e Policisë së Forcës së Posaçme “Shigjeta”. Si pasojë janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë që ndodheshin në motomjet, (drejtuesi shtetasi A. Ll., dhe pasagjeri shtetasi E. P.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;/albeu.com./