Nga Otranto në Vlorë, juristja shqiptare zotohet të bëjë 91 kilometra not: Do kthehem në Atdheun e gjyshit

Eva Buzo, me origjinë shqiptaro-australiane ka vendosur që të bëjë një ndër sfidat më të vështira, duke notuar nga  Otranto në Vlorë.

Buzo theksoi se kjo është një ndër sfidat e saj më të vështira dhe shpreson që ta mbyllë me sukses.

Ajo shprehet se dëshira e saj e madhe është që të mbërrijë në bregdetin shqiptar dhe të pritet me përshëndetje nga familjarët që ajo ka këtu.

Ajo ka lindur në Australi dhe lidhja që ka me Shqipërinë është shumë e fortë edhe pse nuk flet shqip, ajo shprehet për Abc se ngrohtësia që i kanë dhënë të afërmit ka bërë që të ketë këtë lidhje speciale.

Me profesion juristë Buzo do të bëje 91 kilometër për të arritur me not në bregun shqiptar.

“Janë 91 kilometra dhe është hera e parë që ndërmerret një iniciativë e tillë dhe është certifikuar nga maratona ndërkombëtarë. Unë kam mbërritur në Otranto tani dhe po shikoj bregdetin shqiptar, por këtë sfidë do e nis javën tjetër, jam e mirëpërgatitur dhe e trajnuar dhe për këtë sfidë jam përgatitur dy vitet e fundit. Uji është i pastër dhe shikoj lidhjen e diellit jam shumë e emocionuar për atë që do të ndodhë javën tjetër”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera në intervistën e saj ajo ka theksuar se kjo është sfida më e madhe që ajo ka ndërmarrë pasi e fundit që ka bërë ka qenë 80 kilometër dhe ka zgjatur diku te 26 orë.

“Mënyra sesi ndodh një not me përmasa të tilla është se është një varkë nga pas dhe të jep ushqim çdo një orë unë nuk kam të drejtë të prek varkën dhe duhet që të lëviz nga forcat e mia. Në ekip janë trajneri im i sportit, drejtuesi i varkës. Unë nuk do të kem kohë për gjumë por duhet që të notoj gjithë kohën do të nisem në mëngjes të mërkurën dhe shpresoj që të arrij në drekë të ditës tjetër.  Rekordi im është 25 orë dhe 90 minuta ka qenë korrikun e kaluar në Gjeneve në një liqen dhe është më e vështirë që të notosh atje në një distancë 80 km”, ka është shprehur Eva.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për gjyshin e saj që kishte ikur shumë shpejt nga Shqipëria dhe për shkak se në vendin tonë në kohen kur ai duhet të kthehej kishte luftë, u vendos në Australi dhe krijoi familje me një australiane.

“Gjyshi është rritur në Berat pas një burse për të studiuar në Tiranë, filloi studimet në Turqi, më pas fitoi një bursë në Harvard, dhe u rikthye në Shqipëri për të punuar, pastaj shkoi në SHBA dhe më pas kur nisi lufta në Shqipëri ai u vendos në Australi”, ka thënë ajo ndër të tjera./Albeu.com./