Aksident në Fier, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur në Fier paraditen e sotme, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sheq i Vogël”, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. Gj., ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. M., 69 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin A. Gj. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 31.03.2023 13:11