Gruaja e Charles III, Camilla ka një fobi, nuk do e ndryshojë pavarësisht titullit të ri

Gruaja e Charles III, Queen Consort Camilla, dëshiron të mos i shpojë veshët, kështu që mban vetëm vathë me kapëse.

Shumë nuk e kanë vënë re këtë gjë interesante tek Camila derisa ajo vetë tërhoqi vëmendjen ndaj saj. Dhe tani që vendimi i saj “i çuditshëm” u bë i ditur, në mendje na vijnë të gjitha bizhuteritë e mrekullueshme nga koleksioni mbretëror që mund të vishte.

“Me siguri nuk do t’i shpoj veshët dhe askush nuk mund të më detyrojë. E kam refuzuar deri tani, e refuzoj akoma. Jam e sigurt që nuk do të ndryshoj mendje tani në moshën 75-vjeçare,”- tha Camila për Vogue.

Vendimi në vetvete është i rrallë, por jo aq i pazakontë sa arsyeja e saj. Siç ka deklaruar, ajo nuk pranon t’i shpojë veshët sepse e konsideron përdhosje të trupit të njeriut.