Cili është kuptimi i ëndrrave më të shpeshta që shohim
Ëndrrat që shohim gjatë kohës kur flenë gjumë mund të jenë nga më të çuditshmet e më të pashpjegueshmet.

Të paktë janë ata që dinë t’i interpretojnë në mënyrën e duhur dhe t’u zbulojnë kuptimin.

Pjesë që kalojmë gjatë ditës, dëshira apo edhe deja vu miksohen së bashku dhe japin një produkt të çuditshëm.

Shpesh ëndrrat lidhen edhe me persona që nuk i kemi takuar asnjëherë në jetën reale.

Disa nga interpretimet e ëndrrave më të zakonshme shpjegohen më poshtë.

Të jesh i tradhtuar nga partneri…

Kjo ëndërr shihet atëherë kur në jetën reale, realisht të mungon vëmendja e partnerit. Ndoshta do të duhet që të kaloni më shumë kohë në shoqërinë e njeri-tjetrit.

Të fluturosh…

Në rastet kur ne ëndërr ti arrin qe te kontrollosh fluturimin, atëherë kjo përfaqëson liri dhe çlirim. Ne rast se fluturimi behet i pakontrollueshëm, atëherë kjo ndodh kur vërtet ke vështirësi ne menaxhimin e fatit tënd.

Të vdesësh…

Sipas disa analistesh, ëndërrimi i vdekjes për paqëson ne fakt dëshirën për ndryshime pozitive ne jetën tende. Ndërsa te jesh ne buze te saj, përfaqëson pasigurinë dhe friken nga dështimi.

Merimangat…

Të shikuarit e merimangave ne ëndërr përfaqëson ndjesinë e te qënurit i manipuluar, ose po manipulo ti dike tjetër.

Lakuriq në publik…

Kjo ëndërr përfaqëson ndjesinë e te qënurit i ekspozuar dhe ne pozicion te vështirë. Përfaqëson një fare papërputhshmërie me ambientin shoqëror, dhe ndjesinë se disa ane te personalitetit tënd duken qesharake ne sy te opinionit.

Të jesh i ndjekur…

Përfaqëson dëshirën për t’iu shmangur diçkaje ne jetën tende reale, ndoshta dëshirën për t’iu shmangur përballimit te problemeve qe nxjerr jeta.

Të të bien dhëmbët…

Humbja e dhëmbëve, por edhe e flokëve përfaqëson ndjesinë e te pasurit pakënaqësi me paraqitjen tende, por edhe ne marrëdhëniet dhe raportet me te tjerët. Por kjo ëndërr shihet edhe nga ata persona qe ndjehen te pafuqishëm.

Të humbasësh…

Ta shohësh veten te humbur ne ëndërr është shprehje e humbjes se sensit te orientimit edhe ne jetën reale.

Të rrëzohesh…

Këtë ëndërr e shohin ata persona te cilët ne jetën reale kane vërtet gjera jashtë kontrollit te tyre, por edhe ata qe kane mbetur te zhgënjyer nga një mik i besuar.
Shtuar më 07/07/2018, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori