Cilët janë mbiemrat më të shpeshtë në Europë?
Mbiemri është pjesa më e rëndësishme e identitieti tonë që përdoret për të dalluar. Në çdo vend ekziston një mbiemër që është më i përdorur përshembull në Kosovë mbiemri më i përdorur është Hoxha.

Në Bosnjë e Hercegovinë mbiemri më i shpeshtë është Hoxha, kurse te sllovenët, çekët dhe polakët më së shpeshti mbiemri është Novak. Ky mbiemër vetëm në Slloveni gjendet te 11 mijë persona.

Ndërsa në Kroaci mbiemri më i shpeshtë është Horvat dhe këtë mbiemër e kanë 22 mijë njerëz.

Ndërkohë në Europë mbiemri më i shpeshtë është mbiemri spanjoll Garcia, ku vetëm në Spanjë këtë mbiemër e kanë 1.378.000 ose 3,48 për qind e popullatës spanjolle. Smith –ët dominojnë në Britani, Martini në Francë e Muller në Gjermani.

Në Hungari, mbiemri familjar më i shpeshtë është Nadj, me këtë mbiemër janë 2, 4 për qind e popullatës, ose atë e bartin rreth 235 mijë veta. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2015, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori