Cilat ushqime nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj mbrëmjen e Vitit e Ri
Përveç ushqimeve tradicionale të vitit të ri në tryezën tuaj nuk duhet të mungojë edhe kjo listë ushqimesh:

1- Shega

Sipas traditës greke shega konsiderohet si një frutë fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë aq më I mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen. Provojeni!

2- Tavë me Peshk

Një tavë me peshk nuk duhet t'i mungojë tavolinës suaj së vitit të ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:

A- Sipas traditave të ndryshme sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në në shtëpitë tuaja.

B- Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.

3- Thjerrëza

A e dini se çfarë simbolizojnë thjerrëzat?! Paratë! E kush nuk do donte të kishte më shumë para në 2016! Pjata me thjerrëzat përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën Italiane madje kjo traditë daton që në kohën romakëve.

4- Monedha e fshehur ne tortë

Në ëmbëlsirën e vitit të ri mirë është të fshihni një monedhë. Pjesëtarit të familjes suaj që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë ose në rastin më të keq një dhëmbë të thyer.
Kjo traditë vjen nga Greqia e lashtë.

Shtuar më 31/12/2018, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori