Seanca maratonë/ Kuvendi miraton pr.ligjet për studentët e Mjekësisë, legalizimin e kanabisit dhe Akademinë e Shkencave

Pa përfunduar seanca maratonë e fundit për këtë sesion parlamentar. Seanca plenare nisi dje në orën 10 të mëngjesit dhe përfundoi sot në orët e para të mëngjesit.

Në seancën e fundit Kuvendi miratoi projektligjet për studentët e mjekësisë, legalizimin e kanabisit dhe Akademin3ë e Shkencave.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për studentët e Mjekësisë ku i kushtëzon ata të punojnë për pesë vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve në mënyrë që të marrin diplomën.

Ligji u miratua me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu kuvendi i Shqipërisë me 69 pro, 23 kundër dhe 3 abstenim, miratoi ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industrial.

Po ashtu u votuan dhe disa ndryshime në ligjin për akademinë e shkencave. Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. Ligjin për Akademinë e Shkencave. Kryetarit i lejohet një mandat i dytë si dhe kufizimi i moshës 75 vjeç.

Prezentë në proces votimi ishin 95 deputetë të pranishëm.

Po ashtu u miratua ligji për pensionet, ku pensionistët që punojnë s’do paguajnë kontribute. U miratua dhe ligji i ri për tatimet mbi të ardhurat, një ligj që ndihmon eksportuesit./albeu.com/


Shtuar 21.07.2023 07:44