Çiftit i vidhen fotografitë e dasmës, surprizohen pas 35 vitesh
Një çift janë surprizuar tejmase pas shfaqjes së fotografive të humbura 35 vjet më parë të dasmës së tyre.

Mik, 60 vjeç, dhe Trejsi Hepuorth, 55 vjeç, humbën fotografitë e momentit tyre të veçantë, pasi iu vodh çanta, ku ndodhej dhe filmi i fotografive.

Por ajo që ata nuk dinin ishte se Enxhi Mekhejl, një kalimtare, i kishte gjetur ato dhe i kishte marrë për tua kthyer pronarëve në rast se do të mundte.

Këtë ajo mundi të bënte shumë vjet më vonë, kur i postoi fotot të Facebook me shpresën se dikush do t’i njihte. Dhe kështu ndodhi vërtetë.

Më pas Enxhi ua ktheu fotografitë çifti, të cilët e pritën në shtëpinë e tyre me lule dhe shumë mirënjohje.
Shtuar më 26/02/2020, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori