Çifti britanik gjen 21 mijë dollarë në pragun e shtëpisë
Një çift britanik gjetën plot 21.480 dollarë në një shportë në prag të banesës së tyre. Ian Roberts dhe Pam Curtis zbuluan paratë të cilat mendojnë se janë lënë nga dikush që ka dëgjuar apelin e tyre për rregullimin e parkut pranë banesës së tyre në St Annes.

Zoti Roberts tha për BBC se paratë që u lanë në mënyrë anonime do të shkojnë për punimet që po bëhen në park. Ndërsa policia tha se nëse askush nuk i deklaron ato të humbura brenda 28 ditëve çifti mund t’i mbajë paratë.

Çifti është gëzuar jahstë mase nga ky gjest pasi sipas tyre paratë do të hyjnë shumë në punë për parkun. Zoti Roberts dhe zonja Curtis janë kryetari dhe sekretarja e miqve të “Hope Street Park”, një grup që po punon për rigjenerimin e parkut ‘Victoria’.
Shtuar më 19/02/2012, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori