Çifti amerikan zbulon imazhin e Jezu Krishtit në ekon e fëmijës
Imagjinoni për një moment sikur po shkoni për të bërë një eko të bebes që ndodhet në trupin tuaj dhe papritmas, bashkë me beben, të shihni edhe imazhin e Jezu Krishtit!

Pikërisht kjo i ka ndodhur një çifti në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë shtangur kur kanë parë imazhin e shfaqur në aparaturë.

“Kur ma treguan dhe ma dhanë në dorë fotografinë shtanga! Ishte Jezusi”, – shprehet Alicia Zeek, murgesha e zonës. Ajo u ka treguar mediave vendase se imazhi i treguar në eko ishte me të vërtetë i Krishtit, edhe pse në fillim nuk e besoi.

Çifti shkoi për të kontrolluar fëmijën pas disa komplikacioneve që kishin pasur pak kohë më parë. Ata kishin vendosur të mos bënin më eko që kur kjo e fundit u dha probleme me fëmijët e parë: vajza lindi me dy gishta tregues dhe djali me probleme në buzë.

Edhe pse nuk janë familje fetare, i ati i fëmijës e sheh këtë si një shenjë nga Zoti:

“Engjëlli ose Zoti ose Jezusi, sido që ta quani, e shoh si një bekim dhe si një shenjë pozitive. Kur e pashë u preka… nuk munda ta besoja”.

Briella e vogël lindi të mërkurën dhe është në një gjendje të mirë shëndetësore bashkë me të ëmën. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori