VIDEO/ Me shpejtësi “skëterrë” makina rrotullohet disa herë në ajër, pamjet e aksidentit të frikshëm në Vlorë

Një aksident i frikshëm është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Një automjet tip “Benz” si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara ka dalë nga rruga duke u përmbysur në mes të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili u dërgua me urgjencë në spital.

Sipas pamjeve të siguruara nga Albeu.com, makina shihet duke u rrotulluar disa herë para se të përplaset me pemën.

Për fat të mirë pranë zonës ku ndodhi aksidenti nuk pasur persona të tjerë./Albeu.com/


Shtuar 4.05.2023 11:43