Çfarë panë ku ishin të "vdekur", rrëfimet e personave që qëndruan në koma për vite
Të qenit në gjendje kome mund të jetë një përvojë në ndryshim të jetës.

Njerëzit zakonisht flasin për vizione të çuditshme ose të frikshme që kanë pasur gjatë asaj kohe, madje disa nga ata takuan të afërmit e tyre të vdekur dhe të tjerët nuk kanë ndjerë asgjë veçse zbrazëti dhe errësirë. Por gjëja më e vështirë është të dilni nga kjo gjendje sepse nuk e dini kurrë se çfarë do shihni rreth jush, dhe sa kohë ka kaluar në të vërtetë.

Për të parë se në çfarë situatash kanë kaluar njerëz të ndryshëm, këto histori të shkurtra do ju tregojnë përjetimet e tyre:

1.Nëna e të dashurit tim ishte në një gjendje kome për 30 ditë, për shkak të një problemi me zemër të shkaktuar nga pilulat e dietës. Para se të zgjohej, ajo ishte një duhanpirëse e madhe, gati një paketë në ditë. Por kur ajo u zgjua, u trondit kur mori vesh se dikur kishte pirë duhan.

Ajo tha: ”Kam pirë duhan???” Dhe pas kësaj ajo nuk piu më kurrë.

2.Nëna ime ishte në gjendje kome për 3 muaj. Kur u zgjua ajo tha që e urrente faktin se sa të përsosura i kishte duart. Thonjtë dhe duart në tërësi i dukeshin perfekte dhe të pastra, për shkak të qëndrimit në koma.

3.Një mik i familjes sonë hyri në gjendje kome për 6 muaj. Më në fund kur u zgjua, u habit nga fakti se gruaja e tij dukej aq e vjetër. Ai në të vërtetë humbi kujtesën për 15 vite ( ai e dinte që kishte 2 fëmijë, por nuk e mbante mend fëmijën e 3). Dhe kujtesa e tij nuk iu kthye kurrë.

4.Babai im ishte në gjendje kome për rreth 8 javë. Kur u zgjua, sytë e tij kishin ndryshuar plotësisht ngjyrën. Ai kishte sy të gjelbër më parë, ndërsa ata ndryshuan në blu.
Shtuar më 18/12/2019, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori