Çfarë ndodhi: Ky djalë bleu makinën më lirë se bileta e trenit
Pëlqej
Një “gjuetar” ofertash bleu një makinë të përdorur për të udhëtuar nga Londra për në Bristol, pasi i kushtoi më lirë të udhëtonte me të se sa të paguante biletën e trenit prej 218 stërlinash. Edhe pse në kosto përfshiu taksën e rrugës dhe siguracionin e makinës, sërish ishte më e leverdisshme për Tom Church se sa të merrte trenin.

Por si i bëri llogaritë 27-vjeçari?

Bleu një Honda Civic të vitit 1997: 80 stërlina

Pagoi siguracion për 24 orë: 20,43 stërlina

Bleu abone 6-mujore për rrugën: 81,39 stërlina

Karburanti: 24,99 stërlina

Totali: 206,81 stërlina

Çmimi i një bilete vajtje-ardhje Londër-Bristol, blerë në stacion: 218,1 stërlina.

Gati 11 stërlina fitim, jo keq për dikë që ruan raste të tilla. “Makinën ia bleva një gruaje të moshuar, që nuk e përdorte më, praktikisht e kishte nxjerrë në shitje për skrap. Por motori ishte i mirë dhe punonte. Tani kam ndërmend t’i bëj ca riparime dhe ta shes. Mendoj se do t’i marr asaj makine 200 stërlina”, tha Church. “Plus që mund të rimbursohem për abonenë e pakonsumuar, kështu që do të fitoj para të tjera”.
Shtuar më 09/12/2018, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori