Shifër rekord, zbulohet numri i tifozëve kuq e zi në “Bedegodi”

Etja e tifozëve të Milanitpër të festuar një kampionat pas 11 vitesh është e madhe dhe është e qartë. Sezonin e kaluar ata mbushën “San Siron” për ndeshjen me Fiorentinën, ndërsa tani pritet të zbarkojnë në Verona.

Në veçanti, të paktën 16 mijë tifozë kuqezi do të jenë në “Bedegodi” dhe do të përpiqen ta shtyjnë Milanin drejt fitores në një nga tre ndeshjet e fundit të vështira në rrugën drejt fitimit të titullit të 19-të në historinë e tyre.

Verona fillimisht kishte ofruar 2600 bileta në dispozicion të tifozëve të Milanit cila u zhduk brenda pak orësh, me “rossonerët” duke blerë në dyer të tjera ku ishte për tifozët e vendasve.

Kujtohet se pak ditë më parë, më shumë se 10 mijë tifozë të Milanit kishin udhëtuar drejt Romës për ndeshjen jashtë fushe me Lazion. /albeu.com/