Kriza energjitike, Rama: Kush harxhon më shumë se 800 kW do të paguajë më shumë

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë një deklarate për shtyp kanë zbuluar masat për krizën e energjisë.

Gjatë fjalës sv tij Rama tha se qeveria do të vazhdojë të mbështesë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla do vijojnë të mbrohen nga rritje e çmimit të energjisë.

Ndërkohë theksoi se ata që harxhojnë më shumë se 800 kilovator do të paguaj energjinë me çmimin e tregut pa përfituar nga mbrojtja.

“Kjo është arsye themelore pse kemi inflacionin më të ulët në rajon. Edhe më të arsyeshëm se në të gjithë eurozonën. Do sillte në zinxhirë rritjen e çmimeve të tjera. Ka një “POR” shumë të madhe. Se kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kilovator. Dhe kemi një numër tjetër pra rreth 6-7% që konsumojnë më shumë se 800 kilovat. Bëhet fjalë për persona me vila, pishina, ndriçim dekorativ. Mendojmë se ka ardhur koha se nuk mund të paguaj më buxheti dhe taksat e zakonshëm. Çdo kilovat mbi 800 do paguhet me çmimin e tregut.” Tha Rama.

“Synojmë për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize” u shpreh Rama./albeu.com


Shtuar 8.09.2022 09:24