Gomonia godet 7-vjeçarin në Vlorë, detajet e para

Foto ilustruese

Një gomone ka goditur një 7-vjeçar në Vlorë.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka bërë shoqërimin e 40 vjeçarit me iniciale H.K që ishte edhe drejtuesi i mjetit lundrues.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/