Çfarë domëthënie kishte ngjyra lejla e cila mbizotëroi gjatë inaugurimit të Joe Biden? (FOTOLAJM)

Ndërsa Joe Biden dhe Kamala Harris ishin betuar si udhëheqësit e rinj të vendit, disa të pranishëm e shfrytëzuan rastin për të dërguar një mesazh uniteti përmes veshjeve të tyre.

Individë të shumtë të profilit të lartë, duke përfshirë vetë nënkryetaren e re, si dhe Michelle Obama, Hillary Clinton dhe Senatorin Elizabeth Warren, mbërritën në ceremoninë inauguruese të veshura me ngjyrë vjollcë.
Zgjedhja në dukje e qëllimshme ishte domëthënëse, pasi ngjyra vjollcë përdoret shpesh për të përfaqësuar dy parti, pasi është një përzierje e ngjyrës blu, që nënkupton partinë Demokratike dhe të kuqen, për partinë Republikane.

Për Harris, ngjyra vjollcë ka një kuptim të veçantë, ajo shpesh është veshur me të gjatë fushatës së saj në 2019 për të nderuar Shirley Chisholm, e cila gjithashtu shpesh vishte vjollcë gjatë fushatës së saj, për të bërë historinë si gruaja e parë me ngjyrë që kandidoi për president, duke frymëzuar karrierën e Harris.

Po ashtu, Clinton u vesh me vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla dhe këpucë të zeza. Ajo ka thënë vishet ashtu me një qëllim, pasi sipas saj e dinte se fjalimi që Joe Biden do të mbante do të sillte unitet dhe që donte të dërgonte një mesazh simbolik për bashkim.

"Unë vesha vjollcë me një qëllim, sepse e dija që tema që Presidenti Biden po sillte ishte uniteti. Mendova ndërsa kombinoni të kuqen dhe blu, mënyrën se si ne jemi të ndarë politikisht në vendin tonë. Thjesht doja të dërgoja një mesazh simbolik se duhet të bashkohemi,”- tha Hillary Clinton.

Ndërsa, ish-zonja e parë Obama, zgjodhi një kostum me nuancë lejla me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për pamjen e 57 vjeçares. Kjo ngjyrë, është zgjedhur për shkak të simbolit që mban, unitetin mes dy partive.

Shtuar më 22/01/2021, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori