U godit nga rrufeja teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 70-vjeçari në Dibër

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në bjeshkët e Gramës në Dibër pasi është goditur nga rrufeja teksa ishte duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 23.08.2023 16:39