Çfarë do të ndodh me motin këto ditë?!
Moti ishte zbutur disi, por se ka ndryshuar në mënyrë të papritur dhe koha e ftohtë është rikthyer sërish.

Lidhur me motin, sinoptikanja Tanja Porja ka dhënë mendimin sesi parashikohet të jetë moti në ditët në vijim.

“Do të ketë shtim të intensitetit të shirave në orët në vazhdim. Problematikë mbetet pjesa veriore dhe juglindore. Sasi e reshjeve do të jetë me 50 milimetra, ku përfshihete edhe Tirana dhe Elbasani. Shirat që do të nisin nga ky moment deri në mesnate. Në zonat jugore situata do të jetë më e qëndrueshme. Do ketë reshje dëbore në të gjithë zonën malore. Nesër pasdite do të ketë reshje edhe në zonën fushore, ku përfshihen Shkodra, Elbasan, Berat, Lezhë. Ndërsa në Tiranë nuk do të ketë. Sasia më e konsiderueshme e dëborës do të bjerë në zonën juglindore dhe atë verilindore. Nesër do të ketë shi në Tiranë. Po kështu edhe ditën e dielë", tha ajo.

Sinoptikanja parasheh rënie të temperaturave me 3-4 gradë ysh ditën e nesërme.

Ajo thotë se në Tiranë temperaturat do të bien me 5-6 gradë celcius.

Sipas saj, ditët më të ftohta pritet të jenë e hëna dhe e marta. /Albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori