A keni hequr dorë nga protestat? Berisha: Po përqendrohemi në revolta të fuqishme, bashkëpunim dhe me forca të tjera politike

Një anëtar i PD-së, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë në selinë blu, iu drejtua kryetarit Sali Berisha si qytetar, duke i thënë se çfarë aksioni pritet të ndërmerret për të rrezikuar kryeministrin Rama, ndërsa i shfaqi mosbesim për rrëzim me vota me argumentin se kreu i qeverisë i vjedh siç bëri më 6 mars.

Berisha i është përgjigjur duke i thënë se veprimtaria e PD-së është shumëpalëshe, që përfshin dhe organizimin e revoltave të fuqishme  në bashkëpunim me sindikatat dhe forcat e tjera politike.

“Veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë shumëplanëshe, duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitete e lidhura me primaret dhe ka për detyrë kryesore, organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshëm. Nuk është hequr dorë, po punohet me intensitet. Do të bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet, në bashkëpunim me sindikatat dhe forcat e tjera politike. Nuk ka dyshime se kjo betejë duhet të nisë sa më parë”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 1.10.2022 12:08