Burri rri 30 minuta duke luajtur në tualet, i del zorra e trashë nga vendi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një burrë në Kinë u dërgua me urgjencë në spital, pasi vërejti një copë mishi në formë topi që kishte dalë jashtë anusit të tij.

Mjekët thanë se gunga, e cila doli nga anusi i tij, ishte rektumi tij dhe kishte dalë jashtë trupit.

Incidenti thuhet se ndodhi në Zhongshan, provincën Guangdong të Kinës.

Dr. Su Dan, nga Spitali i Sun Yat-sen, tha: “Pacienti kishte probleme me rektum që nga mosha 4 vjeçare”. Burri qëndroi ulur në tualet për 30 minuta duke luajtur lojëra në celular, duke shkaktuar daljen e rektumit.

Një tomografi e kompjuterizuar shfaqi gungën sa një top jashtë anusit të pacientit. Gunga kishte një diametër prej 16 centimetrash.

Sipas Dr. Su, dalja e rektumit ndodh zakonisht tek fëmijët ose tek të moshuarit.

Për disa fëmijë, ky kusht mund të çojë në mosfunksionim të zorrës. Edhe pse pacienti kishte këtë kusht që nga mosha e re, Dr. Su shtoi se shkaku i daljes së rektumit ishte qëndrimi i gjatë në tualet.
Shtuar më 12/11/2018, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori