Burrat shpenzojnë më shumë sesa gratë për veshje gjatë festave të fundvitit
Britanikët janë gati të shpenzojnë 2.4 miliardë paund për veshjet në sezonin e Krishtlindjeve, edhe pse shumë artikuj mund të vishen më pak se tre herë, sipas një studimi.

Mesatarisht cdo person shpenzon 73.90 paund për veshje, gjatë periudhës festive, dhe një në pesë persona thotë se nuk e veshin veshjen e njejtë dy herë, sipas një studimi nga Hubbub.

Konsumatorëve po i’u kërkohet që për festën e Krishtlindjeve, ti blejnë veshjet e dorës së dytë, ti shkëmbejnë me njëri-tjetrin, apo edhe të marrin me qira, në vend që ti blejnë.

Burrat shpenzojnë më shumë sesa gratë, 88.14 paund për person krahasuar me 63.12, sipas një sondazhi të të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar.

Një raport i komitetit parlamentar në MB, ka zbuluar këtë vit se industria e tekstilit ka krijuar 1.2 miliardë ton CO2 gjatë një viti, dhe është përgjegjëse për konsumimin e ujit, pasi që 35% e mikroplastikës në oqean vijnë nga fibrat sintetike në veshjet që nuk përdoren.
Shtuar më 16/12/2019, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori