Sot 9 vite nga vdekja e Sokol Olldashit

Sot bëhen 9 vite nga ndarja para kohe nga jeta e ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi.

Vdekja e tij ka ende kujtohet nga shumë figura të njohura politike. Gjithashtu dhe familja e tij e kujton atë vazhdimisht, me postime të ndjera në rrjete sociale.

Kujtojmë se ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, u nda nga jeta në një aksident tragjik teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës më 20 nëntor të 2013./albeu.com


Shtuar 20.11.2022 09:59