Britanikët nuk zenë mend, pasi u mbyllen lokalet nisin garat me makinat luksoze (FOTO LAJM)
Rrugët e qyteteve të njohura të Britanisë ishin bosh mbrëmë, ndërsa populli po i bindet urdhrave të kryeministrit Boris Johnson.
Por, edhe pse
lokalet e natës janë mbyllur dhe çdo gjë tjetër është pezulluar, të rinjtë sfiduan rrezikun dhe u
mblodhën për të zhvilluar gara me supermakinat e tyre.
Ata u
mblodhën në një zonë të thellë të
Kensington dhe nuk respektuan thirrjet për distancimin social.
Numri i vdekjeve në Britani nga koronavirusi ka shkuar në 240 dhe mbi 5 mijë të tjerë janë të infektuar.
Kryeministri britanik ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me një fatkeqësi të madhe.
Shtuar më 23/03/2020,
ora 11:52