Britani/ Fëmija i sëmurë lihet për disa orë në dyshemenë e aeroportit (FOTO)

Një imazh shokues i publikuar nga mediat tregon një djalë të vogël në gjendje të rëndë shëndetësore që është detyruar të flejë në dysheme gjatë një ndalese në aeroportin Heathroë, Angli.

Fëmija dyshohet se është detyruat të shtrihet në tokë pa ju ofruar një batanije, barelë ose një karrocë ku mund të flinte.

Vogëlushi i sëmurë besohet se quhet Napu dhe përveç se është lënë i braktisur në dysheme nga shërbimi i aeroportit për disa orë, nuk i është ofruar as ujë.

Imazhet e të miturit shtrirë në dysheme janë publikuar në Facebook nga një faqe polake bamirësie.

”Kjo është mënyra se si punonjësit e një aeroporti ndërkombëtar trajtojnë një fëmijë që është duke vdekur”, shkruhej në përshkrimin e fotografisë. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2016, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori