Qeveria mbylli klubet e natës, artistët paralajmërojnë protestë para Kryeministrisë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, qeveria ka marrë masa të ashpra për të luftuar përhapjen e COVID-19, dhe ka vendosur të ndalojë hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura.

Në rast shkelje të këtij vendimi bizneset do të dënohen me 30 milionë lekë të vjetër gjobë dhe me pezullim të aktivitetit deri në 1 vit.

Personazhe të njohur të showbiz-it kanë reaguar lidhur me këto masa, shumica prej të cilëve duket se s’kanë qenë dakord me këtë vendim.

Madje duket se kanë ndërmend ta çojnë më tej këtë çështje duke organizuar një protestë ditën e sotme në orën 20:00 përballë Kryeministrisë.

Disa figura publike kanë shpërndarë postimin në Instagram duke u bërë thirrje artistëve e jo vetëm tu bashkohen sot. Mes personave që kanë shpërndarë postimin nën thirrjen “Kundër aktit normativ” janë Capital T, Xhemi Sheu, DJ Sardi, Olti Curri etj./iconstyle


Shtuar 20.07.2020 17:08