Brenda vendit të pabanueshëm për 20 mijë vjet (VIDEO)
Një shkencëtare anonime, e njohur me nofkën Bionerd, ka realizuar një udhëtim brenda vendit më radioaktiv të botës, Çernobilit të Ukrainës.

Shkencëtarja shëtiti në kullat e braktisura të sistemeve antiraketore, lejoi insektet “radioaktive” ta pickonin, si edhe konsumoi një mollë po “radioaktive”.

Kjo shkencëtare ka tërhequr mijëra njerëz në kanalin e saj në “YouTube” për vizitën e saj në zonën e ndaluar të Çernobilit, ku 29 vjet më parë, ndodhi një nga katastrofat më të mëdha të njerëzimit.

Që nga katastrofa, zona është shpallur e ndaluar për publikun pasi ka rrezatim të lartë dhe shkencëtarët janë në një mendje kur thonë se Çernobili është i pabanueshëm edhe për të paktën 20 mijë vjet. Pavarësisht kësaj, shkencëtarja thekson se ajo është më e ekspozuar ndaj rrezatimit kur noton në det dhe kur qëndron në spitale, transmeton shekulli.

Shkencëtarja pati edhe një takim të papritur me një dhelpër në zonë, të cilës i ofroi diçka për të ngrënë. Duke folur për “Daily Mail”, ajo thotë se njerëzit duhet të mësohen ta duan punën e shkencëtarit, në vend që të duan personalitetin e tij.

Ajo tregon se është dashuruar me zonën e ndaluar. “Në fillim dëshiroja të isha në kontakt me rrezatimin, kontaminimin dhe isha shumë kureshtare të mësoja për këtë zonë. Por tani kam rënë brenda me këtë vend”, tregon ajo. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori