Brenda spitalit famëkeq ku sterilizoheshin pa dëshirë njerëzit me ngjyrë (FOTO LAJM)
Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa pamje nga fotografi i njohur Leland Kent i cili përmes pamjeve zbulon historinë e errët e një spitali brenda të cilit sterilizoheshin
njerëzit me ngjyrë.
Kent ka shkrepur disa imazhe të atij që njihej si “Azili Qendror i personave me probleme psikike”, i cili është hapur në Virxhinia në vitin 1870, i pari institicion i këti lloji në Amerikë.
Nga mediat e huaja bëhet me dije se në këtë ambient janë
sterilizuar pa dëshirën e tyre mbi 1 mijë pacientë me ngjyrë.
Në imazhe shihen shtretër të shpërndarë në korridore të shkatërruar, dhoma gjumi të vogla, pa ajrosje ose ndriçim dhe shkallë të çuditshme.
Hidroterapia dhe hipnotizimet ishin praktika të zakonshme për të trajtuar sëmundjet mendore në fund të
viteve 1800.
Në vitin 1980, një hetim zbuloi se 1,700 pacientë ishin
sterilizuar pa pëlqimin e tyre midis
viteve 1924 dhe 1973 në spital.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 15:51