Lufta Rusi-Ukrainë, Erdogan telefonon Putin dhe i kërkon armëpushim: I nevojshëm për arritjen e paqes

Presidenti turk Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putinit dhe i ka thënë se, përpjekjet për paqe në luftën Rusi-Ukrainë duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një “vizion për një zgjidhje të drejtë”, tha sot presidenca turke.

Në një deklaratë, presidenca tha se të dy udhëheqësit diskutuan për energjinë dhe korridorin e drithërave të Detit të Zi dhe se Erdogan i tha liderit rus hapat konkretë që duheshin marrë për të pastruar militantët kurdë nga rajoni kufitar sirian.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se do të ishte e rrezikshme të nënvlerësoheshin ambiciet e Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin në mes të luftës në Ukrainë.

“Ne nuk kemi asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar planet dhe qëllimet e tij në Ukrainë. Kështu që është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë.”, tha ai gjatë një konference në Norvegji./albeu.com


Shtuar 5.01.2023 12:14