5.2 e shkallës Rihter, Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur krahinën lindore të Malatya të Turqisë.

Sipas deklaratës së Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, tërmeti goditi rrethin e Puturge rreth orës 12.37 me kohën lokale, me magnitudë 5.2.

Për fat të mirë deri tani nuk janë raportuar për lëndime në njerëz, por vetëm materiale.


Shtuar 4.08.2020 17:35