Nga porositja e çajit tek ulërimat: Orët e fundit të kundërshtarit të Putin para se të binte në gjendje kritike

Për Alexei Navalny ishte një tjetër udhëtim rutinë në rajone. Në mënyrë të veçantë për qytetin më të madh të Siberisë, Novosibirsk, dhe për fqinjin e tij tërheqës, Tomsk.

“Një qytet i shkëlqyeshëm. Një nga më të bukurit në vendin tonë, ” shkruajti Navalny i entuziazmuar në Instagram, duke postuar një foto nga Tomsk të mërkurën bashkë me një grup mbështetësish të rinj.

Navalny është aktivisti më i shquar i opozitës në Rusi. Ai nuk e mbajti të fshehtë pse kishte fluturuar për në Tomsk, që njihet për shtëpitë prej druri.

Qëllimi, shkruajti ai, ishte të mbështesnin kandidatët e pavarur përpara zgjedhjeve lokale muajin e ardhshëm. Dhe, natyrisht, për të zhdukur “hajdutët” nga partia qeverisëse e Vladimir Putin.

Të enjten në mëngjes ai u nis për në aeroportin e Bogashevo të Tomskit për një fluturim drejt Moskës. Navalny po udhëtonte me sekretaren e tij të shtypit, Kira Yarmysh, dhe me disa ndihmës.

Në aeroport ai porositi një filxhan çaji të zi në kafenenë e Vjenës. Ai u ul. Navalny është një personazh i famshëm në Rusi, kështu që një pasagjer tjetër, DJ vendas Pavel Lebedev, postoi një foto të tij ku shkruajti: me një filxhan në dorë, gati për të pirë pijen e tij.

2137Grupi hipi në fluturimin S7 për në Moskë. Avioni u ngrit. Sipas Lebedev,

Navalny shpejt filloi të mos ndihej mirë. Ndryshimi në gjendjen e tij ishte i papritur, i menjëhershëm. Ai shkoi te dhoma e zhveshjes në pjesën e pasme të aeroplanit. Nuk u shfaq përsëri dhe u ‘shemb’ në tokë. Pamjet në video tregojnë se ekuipazhi u nis drejt tij. Kishte ulërima dhimbjeje.

“Ai filloi të ndihej vërtet sëmurë. U perpoqen për ta sjellë në vete dhe ai po bërtiste,”- tha Lebedev.

Duke kuptuar se gjendja e Navalny ishte e rëndë, piloti bëri një ulje emergjente në aeroportin “Omsk”. Navalny u mor me një barrelë. Mjekët e hipën në një ambulancë të verdhë. Ata e morën dhe u larguan.

Yarmysh postoi lajmet në Twitter: që shefi i saj ishte pa ndienja dhe i sëmurë rëndë dhe se çaji i tij kishte pasur helm brenda.

Ai nuk kishte pirë ose ngrënë asgjë tjetër, tregoi ajo. Mjekët i thanë asaj se një toksinë e përzier në një pije të nxehtë përhapej shpejt. Një orë më vonë pati një përditësim. Navalny ishte në kujdes intensiv. Atij i kishin vënë një respirator dhe po luftonte për jetën.

Gjatë orëve të ardhshme, skenat në spitalin numër një në “Omsk” ishin jashtëzakonisht të tmerrshme. Sipas Yarmysh, stafi mjekësor fillimisht pranoi se Navalny ndoshta ishte helmuar. Megjithatë, shpejt, policia u shfaq, duke mbushur korridorin jashtë dhomës së pacientit.

Pas kësaj, mjekët vinin më pak. Ata dukeshin shumë të tmerruar për të folur.

Anatoly Kalinichenko, zëvendës mjeku i spitalit, u tha gazetarëve se helmimi ishte një skenar midis shumë të tjerëve. Ndërkohë, media shtetërore ruse publikoi versione alternative të asaj që mund të kishte ndodhur. Ajo sugjeroi që Navalny kishte pirë shumë natën e kaluar dhe kishte konsumuar ilaçe. Kjo ishte e pavërtetë, tha Yarmysh.

Kishte edhe një alternativë tjetër për çajin e helmuar: vrasja e Alexander Litvinenko në vitin 2006, në Londër.

Dy vrasës të Kremlinit vranë Litvinenko duke përdorur polonium vdekjeprurës. Zyrtarët rusë thanë që Moska nuk mund të ishte përgjegjëse, pasi episodi dëmtoi reputacionin ndërkombëtar të vendit. Të enjten, prezantuesi i TV “Pro-Putin”, Dmitry Kisylov logjikoi në të njëjtën mënyrë për gjendjen e Navalny, duke lënë të kuptohet se faji ishte i perëndimit.

Pasdite, gruaja e Navalny, Yulia, nëna e dy fëmijëve të tyre, kishte arritur në spital nga Moska. Ajo solli me vete doktoreshën personale të Navalny, Anastasia Vasilyeva. Autoritetet, megjithatë, nuk i lejuan në dhomë. Ata kërkuan prova në formën e një certifikate martese se Yulia ishte me të vërtetë gruaja e tij, një gjest mizor dhe i ulët. Përfundimisht, ata e lejuan të futej brenda.

Kishte dy pyetje që lundronin sipër këtyre skenarëve. Sa dinte Putin për ngjarjet në aeroportin Tomsk? Dhe nëse ky do të ishte një komplot shtetëror, i ngjashëm me helmimin e Litvinenko, pse tani? Ndryshe nga disa figura të opozitës në Rusi që kanë shkuar në mërgim jashtë vendit, Navalny ishte me qendër në Moskë. Do të kishte qenë e lehtë ta helmonin atje, shumë muaj apo edhe vite më parë.

Gjatë udhëtimit të tij në Siberi, Navalny kishte kryer një hetim, si dhe kishte takuar kandidatët dhe vullnetarët vendas, njoftoi faqja lokale e lajmeve “Tayga.Info”. “Unë nuk mund t’i zbuloj të gjitha detajet,”- tha Lyubov Sobol, një aleat, kur e pyetën. “Por Navalny ishte në një udhëtim pune. Ai nuk ishte duke pushuar në rajone.”

Por, shtojnë miqtë e tij, nuk ka të ngjarë që një guvernator siberian ose kryetar bashkie do të helmonte dikë si Navalny pa marrë leje nga lart. Helmimi, shtojnë ata, është një metodë e preferuar e shërbimeve të sigurisë së Kremlinit, në kohën e KGB (Komisioni për Sigurinë e Shtetit) dhe sot.

Gjatë shekullit të kaluar, spiunët rusë kanë përsosur mënyrat e administrimit të helmeve të padukshme, ndonjëherë për të paralajmëruar, dhe ndonjëherë për të vrarë.

Kohët e fundit Navalny shkroi se lloji i revolucionit që po ndodhte në vendin fqinj në Bjellorusi së shpejti do të ndodhte në Rusi, duke shkatërruar Putinin dhe kutinë e tij të KGB-së (Komisionit për Sigurinë e Shtetit). Ngjashmëritë janë të dukshme. Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka qenë në detyrë për 26 vjet. Gjatë verës, Putin, i cili është në pushtet tashmë për dy dekada, “fitoi” një votë kushtetuese, që e lejoi të qëndrojë përsëri në pushtet dhe të zgjasë sundimin e tij potencialisht deri në 2036.

Pavarësisht nga fati i Navalny, ne nuk kemi gjasa ta zbulojmë të vërtetën.

Sistemi hetimor dhe gjyqësor në Rusi nuk është në asnjë mënyrë i pavarur.

Vdekjet e mëparshme të kritikëve të profilit të lartë, si ajo e gazetares Anna Politkovskaya, nuk janë hetuar kurrë plotësisht. Ndonjëherë disa njerëz të nivelit të ulët dënohen. Por “zakazchikët”, ata që japin urdhërat, rrallë se gjenden ndonjëherë.


Shtuar 21.08.2020 12:59