Braktis Coca-Colan, dobësohet 85 kg
Një grua britanike ka humbur 85 kilogramë pasi ka hequr dorë nga Coca-cola, pije të cilën e konsumonte të paktën katër litra në ditë. Gruaja 36-vjeçe nga Swindon, Britani, kishte arritur peshën prej 170 kilogramëve, shkruan gazeta The Sun.

Ajo nuk mund ta konceptonte jetën pa Coca-colan për vite me radhë, deri sa djali i saj Robert e bindi që të hiqte dorë dhe të anëtarësohej në një klub sportiv.

Falë shpëtimit nga varësia e pijes dhe vrapit çdo ditë, ajo ka arritur që të bijë në peshë tashti në gjithsej 85 kilogramë.

Ndërkohë, britanikja siguron se nuk do të pijë më asnjë Coca-Cola, deri në arritjen e peshës ideale.
Shtuar më 29/01/2011, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori