Ekspertët parashikojnë se
bota mund të mbetet pa çokollatë brenda 40 viteve sepse lulet e
kakaos po kanë probleme të mbijetojnë në klimat e ngrohta.
Pemët e
kakaos mund të rriten
vetëm brenda 20 gradëve në veri dhe në jug të Ekuatorit – dhe rriten
vetëm në lagështi të madhe.
Por një rritje e temperaturës prej
vetëm 2.1 gradëve Celsius përgjatë 30
vjetëve të ardhshme që mund të shkaktohet nga ngrohja globale mund të jetë shkas i ‘vrasjes’ së këtyre pemëve – dhe industria e çokollatës mund të shuhet!
Rritja e merkurit bën që të shtrydhet më shumë ujë nga
pemët dhe toka, ndërsa shkencëtarët besojnë se shiu nuk do të mjaftojë që ta kompensojë këtë humbje të lagështisë te
pemët e
kakaos. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018,
ora 09:42