Blogerja preku macen por i ndodhi fatkeqësia
Një 24-vjeçare ka mbetur e paralizuar pas pushimeve të saj në Portugali në vitin 2014. Gemma Birch nga Britania, blogere e mediave sociale, u paralizua për shkak të një sëmundje nervore, për të cilën mjekët i thanë se e kishte marrë nga një mace.

Në ditën e fundit të pushimeve të saj, 24-vjeçarja kishte pësuar të vjella. Ajo thotë se edhe fluturimi nga Portugalia drejt Britanisë ishte shumë i lodhshëm dhe nuk kishte fuqi të mjaftueshme për ta përballuar. Ajo shkoi në spital për të bërë kontroll mjekësor dhe iu nënshtrua analizave. Mjekët zbuluan se ishte infektuar me bakterin e quajtur “campylobacter”.

Pasi qëndroi një javë e shtruar në spital ku po trajtohej për helmim të rëndë, 24-vjeçarja pranoi se kishte prekur një mace, që me shumë gjasa mbarte këtë virus. Kur u kthye në shtëpi, blogerja nuk i ndiente më këmbët. Gemma mbeti e paralizuar në anën e majtë nga mesi e poshtë. Mjekët e diagnostikuan atë me sindromën “Guillain-Barre”. Pas 14 muajsh trajtim, fatmirësisht blogerja mundi të rifitonte aftësitë e saj.


Shtuar më 24/01/2019, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori